Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryetari në largim i kuvendit, Kadri Veseli, raporton T7.
Mbledhja e kryesisë është thirrur që të caktohet rendi i ditës për seancën e 26 dhjetorit, e cila do të jetë seanca konstituive e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Të pranishëm janë anëtarë nga të gjitha partitë.
Kujtojmë që seanca e thirrur nga presidenti do të mbahet javën që vjen, derisa, dy partitë VV e LDK ende nuk janë dakorduar për koalicion./Express/

