Mblidhet komisioni për Shëndetësinë, Ndreca: Kemi punuar për planin hetimor - Gazeta Express
string(73) "mblidhet-komisioni-per-shendetesine-ndreca-kemi-punuar-per-planin-hetimor"

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 16:54

Mblidhet komisioni për Shëndetësinë, Ndreca: Kemi punuar për planin hetimor

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 16:54

U mblodh sot Komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up për të shqyrtuar planin hetimor të komisionit.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e komisionit Albana Vokshi tërhoqi vëmendjen për deputetët e mazhorancës në këtë komision, të cilët sipas saj kanë bojkotuar 4 herë punimet e komisionit.

Lexo Edhe:

“Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren duke bojkotuar mbledhjen. Ligji thotë se nëse anëtarët e komisionit mungojnë pa arsye rresht duhet të zëvendësohen me deputetë të tjerë. Ju shtrij dorën e bashkëpunimit në mënyrë që prej ditës së sotme të kemi vijueshmëri të rregullt të mbledhjeve të komisionit”, tha Vokshi,

Nga ana e tij, nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca deklaroi se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por ka punuar për një plan hetimor të detajuar.

“Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera”, deklaroi Ndreca.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Ndreca u shpreh se “është e vërtetë që ju jeni iniciatorët e komisionit hetimor, por nuk mund të vijoni të vetëm, duhet të respektoni vendimin e parlamentit”.

“Kërkesat për informacion janë në funksion të planit. Kërkesat paraprake s’kanë më sens. Jemi në pikën kur miratohet Plani Hetimor pastaj vijohet me provat. Miratohet Plani i Hetimit sipas propozimit të ekspertëve”, deklaroi Ndreca.

Anëtarët e komisionit ranë dakord që të shtyjnë për ditën e enjte, shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Hetimit, për t’i lënë kohë ekspertëve të të dyjave palëve për t’u dakordësuar mbi draftin që do t’i paraqitet komisionit.

Plani i hetimit i paraqitur nga anëtarët e mazhorancës në komision parashikon shtrirjen e hetimit përgjatë periudhës kohore 2009 – 2014 që konsiderohet si periudha para
fillimit të procedurës koncesionare, përgjatë periudhës kohore 2014 – 2015 që do të
konsiderohet si periudha e zhvillimit dhe finalizimit të procedurës së dhënies me koncesion,
dhe përgjatë periudhës kohore 2015 – 2023 që do të konsiderohet si periudha e zbatimit të
kontratës koncesionare.

Po ashtu, sipas këtij plani parashikohen seanca dëgjimore me të gjithë ministrat e Shëndetësisë që nga 1 dhjetor 2006 e deri më sot, si dhe me të gjithë ish-drejtuesit e QSUT-së që nga 1 tetor 2009, për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për t’i vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.