Roja i sigurimit të Dua Lipës reagon ‘egërsisht’ ndaj një fanse - Gazeta Express
string(61) "roja-i-sigurimit-te-dua-lipes-reagon-egersisht-ndaj-nje-fanse"

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 11:29

Roja i sigurimit të Dua Lipës reagon ‘egërsisht’ ndaj një fanse

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 11:29

Sigurimi i artistës shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka bërë një ‘goditje’ ndaj një fanseje ndërkohë që ajo u përpoq t’i afrohej Lipës pa lejen e saj.

Artistja nuk i trajton me dashamirësi selfiet e padëshiruara, të paktën duke parë se si veproi sigurimi i saj ndaj një fanses.

Lexo Edhe:

Lipa ishte në Paris me partnerin e saj dhe është parë duke shijuar pamjet e qytetit, ndërkohë që përgjatë rrugës, një fanse vendosi të rrezikojë të gjitha për të bërë një foto.

Megjithatë, fansja nuk e pyeti fare me mirësjellje për foto dhe e shtyu kamerën drejt Lipës dhe i buzëqeshi kamerës. Në atë moment, sigurimi i artistës i rrëzoi telefonin fanses dhe vazhdoi të ecte pas Lipës.

Në një video të incidentit, fansja duket e frustruar teksa me furi përpiqet të rrëmbejë telefonin e saj nga toka, ndërsa artistja duket e pavetëdijshme për atë që sapo ndodhi pasi që vazhdon të ecë.

Pamjet këtu.