Mbledhja e PDK’së paraqitet si ‘e zakonshme’, megjithatë mbahet para mesnatës - Gazeta Express
string(73) "mbledhja-e-pdkse-paraqitet-si-e-zakonshme-megjithate-mbahet-para-mesnates"

Mbledhja e PDK’së paraqitet si ‘e zakonshme’, megjithatë mbahet para mesnatës

Gazeta Express

29/01/2020 23:06

Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike ka arritur në orën 22:00 në selinë e partisë për të mbajtur një mbledhje.

Po vazhdon mbledhja e kryesisë së PDK’së, që ka nisur para një ore, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zyrtarë të PDK’së i kanë thënë Gazetës Express se mbledhja është thirrur për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Një burim i gazetës brenda PDK’së ka thënë se kryesia është mbledhur për të diskutuar ‘pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje e LDK’së që ta formojnë koalicionin qeverisë’.

Megjithatë është akoma e paqartë pse PDK e thirri mbledhjen që po përshkruhet si e zakonshme, pak para mesnatës.

Mediat po raportojnë se zyrtarë të PDK’së kanë thënë se takimi është i zakonshëm.

Express do t’ju mbajë të informuar rreth këtij takimi.