Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2831 gjoba trafiku.
Nga policia, është njoftuar edhe se, gjatë kësaj kohe, kanë ndodhur 32 aksidente me dëme materiale, dhe 13 me të lënduar.
Në raport shtohet edhe se janë arrestuar 19 persona, ku 10 janë dërguar në mbajtje.
