Mbi 100 persona të arrestuar sepse nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes - Gazeta Express
string(94) "mbi-100-persona-te-arrestuar-sepse-nuk-respektuan-vendimin-e-qeverise-per-kufizimin-e-levizjes"

Mbi 100 persona të arrestuar sepse nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Gazeta Express

01/04/2020 20:19

Deri me 13 prill, të gjithë ata që nuk e respektojnë orën policore do të dënohen nga policia.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese gjeti se vendimi i qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes është antikushtetues.

Lexo Edhe:

Por, pavarësishtë kësaj në aktgjykimin e  instanca më e lart e drejtësisë në vend, thuhet se vendimi hyn në fuqi 13 prill.

E ndonëse vendimi i qeverisë edhe zyrtarisht është shpallur antikushtetues, polica po e zbaton të njëjtin.

Vetëm në 24 orët e fundit, organet e rendit kanë arrestuar 27 persona për mos respektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Një gjë e tillë nuk po shihet e paligjshme, nga juristi Gëzim Shala.

Por a kanë të drejtë qytetarët të ankohen ndaj arrestimit se nuk po e respektojnë një vendim antikushtetues?

Arton Demhasaj nga organizata Çohu thotë se ndonëse duhet respektuar vendimi i qeverisë deri me 13 prill, qytetarët e kanë të drejtën e ankesës pas arrestimit.

Madje ai mendon se ka gjasë që në shkallët tjera gjyqësore të shpallen të pafajshëm. , nëse gjykata e vlerëson si të tillë.

Ndryshe kufizimi i lirisë së lëvizjes  fillimisht ishte shpallur nga ora 10 deri ne orën 16 si dhe  nga ora 20 deri në orën 6, por më pas u ndryshua me kërkesë të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.