Mbappé vendimtar, Real Madrid fiton 2-0 te Villarreal dhe kalon në krye të La Ligës - Gazeta Express
string(82) "mbappe-vendimtar-real-madrid-fiton-2-0-te-villarreal-dhe-kalon-ne-krye-te-la-liges"

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 22:55

Mbappé vendimtar, Real Madrid fiton 2-0 te Villarreal dhe kalon në krye të La Ligës

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 22:55

Real Madrid mposhti Villarrealin 2-0 në Estadio de la Cerámica, falë dy golave të Kylian Mbappé.

Francezi shënoi golin e parë në minutën e 47-të dhe dyfishoi rezultatin në minutat shtesë nga pika e bardh, duke e ekzekutuar vetë penalltinë.

Këto dy gola shënojnë golat e 20 dhe 21 për Mbappén këtë sezon, ndërsa kjo ishte humbja e dytë radhazi për Villarrealin në shtëpi.

Me këtë fitore, Real Madrid kalon në vendin e parë të tabelës me 51 pikë, dy më shumë se Barcelona, e cila do të luajë nesër ndaj Oviedos, skuadrës që mban vendin e fundit në LaLiga. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement