Mbappé: “400 golat nuk mjaftojnë kur Ronaldo e Messi kanë mbi 900” - Gazeta Express
string(63) "mbappe-400-golat-nuk-mjaftojne-kur-ronaldo-e-messi-kane-mbi-900"

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 10:07

Mbappé: “400 golat nuk mjaftojnë kur Ronaldo e Messi kanë mbi 900”

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 10:07

Kylian Mbappé ka komentuar arritjen e tij të fundit – 400 gola në karrierë – por deklarata e tij ka surprizuar të gjithë, pasi francezi la të kuptohet se ky numër nuk është aspak i mjaftueshëm për standardet që ai synon.

“Ka një lojtar me mbi 950 gola dhe një tjetër me mbi 900. 400 nuk mjaftojnë… që të qëndrosh në rrethin e lojtarëve që i shokojnë njerëzit,” u shpreh Mbappé, duke iu referuar qartë Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy golashënuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Deklarata e tij tregon ambicien e jashtëzakonshme që e karakterizon sulmuesin francez, i cili, megjithëse është bërë lojtari më i ri që arrin 400 gola që nga koha e Pelé, duket se e konsideron këtë vetëm si fillimin e një rruge shumë më të gjatë, shkruan Gazeta Express.

Në moshën 26-vjeçare, Mbappé synon jo vetëm të sfidojë rekordin e gjigantëve të futbollit modern, por të hyjë vetë në historinë e lojës si një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohëve.

/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement