Loriana Kuka e ka humbur mundësinë për të luftuar për medalje të artë të Mastersit të Dohas, pasi është mposhtur nga xhudistja japoneze Shori Hamada të mërkurën, por ka mbetur në garë për medaljen e bronztë.
Xhudistja kosovare Kuka vuajti shumë kundër ish-kampiones dhe nënkampiones së botës nga Japonia dhe u mund në kohën shtesë në luftën çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë, raporton Gazeta Express.
Pavarësisht një lufte të ashpër në kohën e rregullt, u desh koha shtesë (Golden Score) për ta përcaktuar fituesin, ku Hamada e hodhi kosovaren në dysheme dhe shënoi pikë ippon.
Në gjysmëfinale për medaljen e bronztë, Kuka do të përballet me garuesen Kalimea Antomarchi nga Kuba.
Ajo do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.
Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.
Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.
Dje garoi edhe Akil Gjakova, i cili megjithatë dështoi në përpjekjet e tij për të fituar medalje. /Gazeta Express/