MASH ndryshon vendimin: mësimi për ditët e zgjedhjeve do të kompensohet gjatë ditëve të punës - Gazeta Express
string(92) "mash-ndryshon-vendimin-mesimi-per-ditet-e-zgjedhjeve-do-te-kompensohet-gjate-diteve-te-punes"

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:13

MASH ndryshon vendimin: mësimi për ditët e zgjedhjeve do të kompensohet gjatë ditëve të punës

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:13

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntori kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

“Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë – orësh të kohës së punës së mësimdhënësve”, thonë mes tjerash nga MASh-i.

Lexo Edhe:

Rikujtojnë se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10
qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor ndërsa është e nevojshme që të ruajmë interesin më të mirë të nxënësve ndërsa kjo nënkupton që ata të kompensojnë plotësisht dhe në mënyrë cilësore materjen e paraparë mësimore.

Ndryshe, më herët MASH solli vendim që ditët e zgjedhjeve të kompensohen gjatë fundjavës, ndërsa kjo shkaktoi reagimin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.