Martinez kritikohet për Ronaldon - Gazeta Express
string(32) "martinez-kritikohet-per-ronaldon"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 14:19

Martinez kritikohet për Ronaldon

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 14:19

Barazimi zhgënjyes 1-1 i Portugalisë ndaj RD Kongos në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 ka sjellë kritika të forta ndaj trajnerit Roberto Martinez, i cili akuzohet se refuzoi të zëvendësonte Cristiano Ronaldon pavarësisht paraqitjes së dobët të kapitenit portugez.

Ish-sulmuesi i Irlandës, Tony Cascarino, ishte ndër kritikët më të ashpër, duke sugjeruar se Martinez po mendon më shumë për marrëdhënien e tij me Ronaldon sesa për interesin e skuadrës.

“Po përpiqem të jem sa më i sjellshëm, por Ronaldo ishte jashtë loje. Koha duket se e ka kapur. Nuk ka më shpejtësinë dhe energjinë e dikurshme. Ai nuk i dha asgjë Portugalisë. Nuk mund ta besoj që Martinez e mbajti në fushë deri në fund”, deklaroi Cascarino për talkSPORT.

Ai shtoi se detyra e trajnerit është të marrë vendime të vështira për të mirën e ekipit. “Nëse një zëvendësim e përmirëson skuadrën dhe rrit shanset për fitore, duhet ta bësh. Kjo është puna jote”, theksoi ish-futbollisti.

Ndërkohë, legjenda franceze Thierry Henry kritikoi vetë Ronaldon, duke pretenduar se në disa momente ai mendoi më shumë për golin personal sesa për suksesin e ekipit. Henry analizoi një aksion ku, sipas tij, lëvizja e Ronaldos pengoi Bruno Fernandesin të gjendej në një pozicion ideal për të shënuar.

Statistikat nuk ishin në favor të 41-vjeçarit. Ronaldo nuk regjistroi asnjë goditje në kuadrat dhe zgjati serinë pa gol në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë në 10 ndeshje radhazi. Megjithatë, ai barazoi rekordin e Lionel Messi për paraqitje në gjashtë Botërorë të ndryshëm.

Pavarësisht kritikave, kapiteni portugez mbrojti skuadrën pas ndeshjes. “Çfarë mungoi? Asgjë nuk mungoi. Ky është futbolli. Portugalia mund të fitonte, por edhe mund të humbiste”, deklaroi ai.

Tani presioni mbi Martinezin është rritur ndjeshëm para ndeshjes së ardhshme kundër Uzbekistanit. Trajneri portugez do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të mbështetet te Ronaldo si titullar i padiskutueshëm, ndërsa Portugalia kërkon fitoren e parë në Grupin K dhe shmangien e një eliminimi të parakohshëm. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement