Marrëveshje totale: Adeyemi bëhet lojtar i Barcelonës - Gazeta Express
string(52) "marreveshje-totale-adeyemi-behet-lojtar-i-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

11/07/2026 12:48

Marrëveshje totale: Adeyemi bëhet lojtar i Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

11/07/2026 12:48

Barcelona është shumë pranë kompletimit të një tjetër transferimi në këtë afat kalimtar veror.

Klubi katalanas ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi, i cili është autorizuar të udhëtojë drejt Barcelonës javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin.

Sipas raportimeve, Adeyemi tashmë ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me trajnerin Hansi Flick, i cili e konsideron 23-vjeçarin një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës.

Ndërkohë, drejtori sportiv Deco ka mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes, duke finalizuar negociatat mes palëve.

Barcelona do të paguajë 22 milionë euro si shumë fikse për kartonin e Adeyemit, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 7 milionë euro bonuse të lidhura me performancën. Po ashtu, klubi shitës do të mbajë 20 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të futbollistit.

Me ardhjen e Karim Adeyemit, Barcelona synon të shtojë shpejtësi, kreativitet dhe alternativa në repartin ofensiv, teksa Hansi Flick vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement