Shëndetësi, do të punësohen 300 specializantë të rinj - Gazeta Express
string(52) "shendetesi-do-te-punesohen-300-specializante-te-rinj"

Maqedoni

Gazeta Express

29/07/2026 15:48

Shëndetësi, do të punësohen 300 specializantë të rinj

Maqedoni

Gazeta Express

29/07/2026 15:48

Qeveria miratoi vendimin për punësimin e 300 specializantëve privatë në institucionet shëndetësore publike deri në fund të vitit 2026. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim synon të mbajë mjekët e rinj në vend, të plotësojë mungesën e kuadrit specialistik dhe të forcojë kapacitetet e klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Gjithashtu, pritet të sigurojë shpërndarje më të balancuar të personelit mjekësor dhe të shkurtojë kohën e pritjes për pacientët. Ministri i Shëndetësisë, Klekovski, vlerësoi se ky është një investim në të ardhmen e sistemit shëndetësor dhe në zhvillimin profesional të mjekëve të rinj, duke theksuar se qëllimi është që ata të ndërtojnë karrierën e tyre në vend. Punësimet do të realizohen sipas nevojave të institucioneve publike shëndetësore, në ato vende ku mungesa e kuadrit specialistik është më e theksuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement