Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka takuar ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe Rusudan Tabatadze, shefe e Departamentit për Sundimin e së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut pranë Misionit të OSBE-së.
Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit Shasivari, në takim është biseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm në përgatitjen e ligjeve reformuese dhe mbi aktivitetet për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësinë 2024–2028. Sipas njoftimit, ministri Shasivari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhe teknike që Misioni i OSBE-së e ofron në zbatimin e reformave në drejtësi, veçanërisht në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për Procedurën Penale. Partneriteti shumëvjeçar me OSBE-në ka rëndësi të madhe për Ministrinë e Drejtësisë në krijimin e kuadrit ligjor bashkëkohor dhe cilësor, të harmonizuar me standardet evropiane.
Bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, në interes të forcimit të mëtejshëm të sundimit të së drejtës dhe të sistemit gjyqësor, thuhet në kumtesën për media.
tag_katrorimaqedoni_2
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...