Manchester City e përmbys Realin për pesë minuta, shënon de Bruyne - Gazeta Express
string(65) "manchester-city-e-permbys-realin-per-pese-minuta-shenon-de-bruyne"

Gazeta Express

26/02/2020 22:44

Manchester City e përmbys Realin për pesë minuta, shënon de Bruyne

Gazeta Express

26/02/2020 22:44

Manchester City e ka përmbysur Real Madridin duke kaluar në epërsi 2:1, në ndeshjen e parë të 1/8 finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në kryeqytetin spanjoll.

Gabriel Jesus shënoi për 1:1 për Cityn në minutën e 79-të, duke e mposhtur Sergio Ramosin në një duel me kokë në zonë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gabriel Jesus levels it for Manchester City from r/soccer

Vetëm pesë minuta më vonë, Raheem Sterling e fitoi një penallti, nga e cila shënoi Kevin de Bruyne.

Ndeshja e kthimit mes tyre në Mançester do të zhvillohet më 17 mars.