Manchester United ka konfirmuar formacionin startues për ndeshjen ndaj West Ham në Premier League. Senne Lammens do të mbajë portën, ndërsa Ayden Heaven merr vendin e Matthijs De Ligt në mbrojtje, që mungon në skuadër.
Luke Shaw dhe Noussair Mazraoui kompletojnë mbrojtjen, me Amad Diallo dhe Diogo Dalot.
Në mesfushë janë Casemiro dhe Bruno Fernandes, ndërsa Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha luajnë në rolet sulmuese pas Joshua Zirkzee që do të udhëheqë sulmin.
Mason Mount, autor i golit vendimtar ndaj Crystal Palace, do të nisë nga stoli. /GazetaExpress
Formacionet zyrtare
MANCHESTER UNITED: Lammens; Mazraoui, Heaven, Shaw; Amad Diallo, Casemiro, Bruno Fernandes, Dalot; Mbeumo, Cunha; Zirkzee.
WEST HAM UNITED: Aréola; Wan-Bissaka, Todibo, Mavropanos, Diouf; Potts, Magassa; Bowen, Fernandes, Soucek; Wilson.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...