Manchester United po e monitoron situatën e sulmuesit të Brentfordit, Igor Thiago, si një opsion të mundshëm për repartin ofensiv gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e brazilianit për të mësuar më shumë rreth situatës së tij, megjithatë bisedimet janë ende në fazën fillestare.
Për momentin, prioriteti i “Djajve të Kuq” mbetet përforcimi i mesfushës dhe krahut të majtë të mbrojtjes, ndërsa transferimi i një sulmuesi të ri mund të varet nga e ardhmja e Joshua Zirkzees.