Man United e shkatërron AZ Alkmaarin – Roma barazon, por kualifikohet - Gazeta Express
string(66) "man-united-e-shkaterron-az-alkmaarin-roma-barazon-por-kualifikohet"

Gazeta Express

12/12/2019 23:02

Man United e shkatërron AZ Alkmaarin – Roma barazon, por kualifikohet

Gazeta Express

12/12/2019 23:02

Manchester United dhe Roma janë skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League

Janë mësuar tashmë 32 skuadrat që kanë siguruar biletën për fazën tjetër të Europa League.

Lexo Edhe:

Manchester United vazhdoi me formën e mirë duke e mposhtur 4-0 skuadrën e AZ Alkmaar, me dy golat e talentit, Mason Greenwood, derisa shënuan edhe Ashley Young e Juan Mata.

Në anën tjetër, Roma ka barazuar në shtëpi me Wolfsberger AC, por u kualifikua si e dyta e grupit në fazën tjetër.

Për Romën shënuan Diego Perotti dhe Dzeko, derisa për mysafirët; autogol Alessandro Florenzi dhe Shon Weissman, raporton Gazeta Express.