Majlinda Kelmendi zbulon gjendjen e saj pas lëndimeve - Gazeta Express
string(53) "majlinda-kelmendi-zbulon-gjendjen-e-saj-pas-lendimeve"

Majlinda Kelmendi zbulon gjendjen e saj pas lëndimeve

Gazeta Express

27/03/2020 20:27

Kampionia e vetme Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka bërë të ditur se i është gëzuar vendimit për shtyrjen e Lojërave Olimpike pasi që do të ketë mundësi të kthehet në formën e vet më të mirë, pasi që ka pasur disa probleme me gju gjatë kësaj kohe.

Majlinda Kelmendi është përballur me lëndime të shumta, të cilat ia kanë pamundësuar asaj ta tregojë formën e vet më të mirë në garat para fillimit të Lojërave Olimpike, që supozohej të zhvilloheshin këtë verë në Tokio të Japonisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në bashkëpunim me qeverinë japoneze, vendosi që këto Lojëra të shtyhen për në verën e vitit 2021, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, që e ka prekur të gjithë botën.

Xhudistja pejane tregon se ajo e mirëpriti këtë vendim pasi që tani do të ketë mundësi t’i kthehet formës së mirë.

“Realisht, prej kohës kur është shfaqur koronavirusi në Evropë, e kam pritur qëLojërat Olimpike të shtyhen, edhe pse ndoshta jo një vit, por disa muaj. Unë e kam mirëpritur këtë lajm për shkak të lëndimeve që i kam pasur kohët e fundit”, ka thënë Kuka në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Qysh prej nëntorit realisht nuk kam pasur mundësi të ushtrohem ashtu siç duhet dhe të përgatitem mirë për Lojërat Olimpike. Pavarësisht që jam stërvitur, nuk kam mundur ta jap maksimumin”.

“Tani po ndihem mirë, nuk është keq. Prapë kam pak probleme me gjurin e majtë. Por edhe para Rio 2016 kisha probleme, madje më serioze sesa këto që i kam tani dhe në fund e fitova medaljen”. /Gazeta Express/