Napoli po e ndjek me ngulm mesfushorin Kobbie Mainoo, por operacioni po rrezikon të vonohet për shkak të një vendimi ende të paqartë nga trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.
Sipas informacioneve të “Il Mattino”, të transmetuara nga “CalcioNapoli24”, trajneri i Napolit, Antonio Conte, dëshiron ta mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje dhe kishte kërkuar “OK”-in përfundimtar që në fillim të muajit.
Megjithatë, pengesa kryesore tani është pikërisht vendimi i fundit i Amorimit për të ardhmen e menjëhershme të Mainoos te Manchester United.
Edhe pse portugezi e ka përdorur shumë pak anglezin, ai ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të.
Me merkaton e janarit që po ecën me ritme të shpejta, Napoli po ndihet nën presionin e kohës për të finalizuar operacionin dhe për të sjellë përforcimin që kërkon Conte.
Skuadra aktualisht nuk ka mesfushorë të thellë (regista) dhe Mainoo shihet si një zgjidhje ideale për këtë boshllëk, ndaj napolitanët po shtyjnë fort për ta mbyllur marrëveshjen sa më shpejt./GazetaExpress/