Lyoni e prezanton yllin e Realit si nënshkrimin më të ri - Gazeta Express
string(56) "lyoni-e-prezanton-yllin-e-realit-si-nenshkrimin-me-te-ri"

Futboll

Gazeta Express

23/12/2025 17:43

Lyoni e prezanton yllin e Realit si nënshkrimin më të ri

Futboll

Gazeta Express

23/12/2025 17:43

Olympique Lyon ka prezantuar nënshkrimin e ri të janarit, tetë ditë para se të nisë merkato.

Klubi i madh francez ka njoftuar për nënshkrimin me yllin e Real Madridit, Endrickun.

Braziliani është huazuar për gjashtë muaj te Lyoni, në kërkim të minutave që nuk i pati te Reali nën udhëheqjen e Xabi Alonsos.

Ylli i ri brazilian do të jetë pjesë e Lyonit për gjashtë muajt e ardhshëm dhe më pas do të kthehet te Reali.

Paga e tij do të jetë e ndarë 50-50 mes të dy klubeve, dhe në kontratën e tij ekziston një klauzolë e veçantë që bën me dije se braziliani duhet të luajë një numër të caktuar ndeshjesh si titullar.

Endricku luajti vetëm 99 minuta në këtë gjysmë sezon, në vetëm tri ndeshje, duke mos arritur të shënojë e as të asistojë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement