Lushnjë, shoferi i “Audit” humb kontrollin, barrierat anësore çajnë makinën në mes - Gazeta Express
string(78) "lushnje-shoferi-i-audit-humb-kontrollin-barrierat-anesore-cajne-makinen-ne-mes"

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 21:31

Lushnjë, shoferi i “Audit” humb kontrollin, barrierat anësore çajnë makinën në mes

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 21:31

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Bypass-in e Lushnjës. Mësohet se dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi dhe si pasojë makina tip “Audi” ka humbur kontrollin e është përplasur me barrierën anësore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mespërmes.

Lexo Edhe:

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.