Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë kushtuar familjes dhe vlerave që, sipas tij, kanë rëndësinë më të madhe në jetë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij personal dhe profesional, duke theksuar se çdo arritje merr kuptim të vërtetë vetëm kur ndahet me njerëzit e dashur.

“Jeta më ka dhënë shumë arsye për të luftuar, por edhe arsyen më të bukur për të jetuar”, shkroi Ejlli.
Ai theksoi se fama dhe suksesi janë të përkohshme, ndërsa familja dhe dashuria mbeten vlerat më të çmuara.
“Kurora më e bukur e një burri nuk është fama, por familja”, ishte një prej mesazheve më të forta të ndara nga këngëtari.



Ejlli shtoi se, në fund, nuk janë titujt apo arritjet profesionale ato që mbeten, por njerëzit që të thërrasin “babi” dhe “zemër”.
Postimi i tij, i publikuar në ditën e lindjes, mori vëmendje të madhe dhe nxiti reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan mesazhin e tij për familjen, dashurinë dhe gjërat që kanë vërtet rëndësi në jetë. /GazetaExpress/