Shifrat shqetësuese në Ferizaj: 15 vjedhje dhe 26 persona të arrestuar në vetëm një javë - Gazeta Express
string(87) "shifrat-shqetesuese-ne-ferizaj-15-vjedhje-dhe-26-persona-te-arrestuar-ne-vetem-nje-jave"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2026 12:44

Shifrat shqetësuese në Ferizaj: 15 vjedhje dhe 26 persona të arrestuar në vetëm një javë

Lajme

Gazeta Express

13/07/2026 12:44

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash operative për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, ndërsa ka publikuar të dhënat për periudhën 06–12 korrik.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 15 raste të vjedhjeve, të kategorizuara si vepra penale kundër pasurisë. Prej tyre, 12 raste kanë ndodhur në territorin e Ferizajt, ndërsa 3 raste janë raportuar në komunën e Kaçanikut.

Po ashtu, në rajonin e Ferizajt është raportuar edhe një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të gjykatave kompetente, Policia ka arrestuar 26 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin e veprave penale, rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e urdhëresave të institucioneve të drejtësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement