“Luftë” për titull edhe në studion e emisionit “Favorit” në T7 - Gazeta Express
string(58) "lufte-per-titull-edhe-ne-studion-e-emisionit-favorit-ne-t7"

“Luftë” për titull edhe në studion e emisionit “Favorit” në T7

Gazeta Express

05/06/2020 18:18

Sonte prej orës 20:10 në emisionin “Favorit” trajnerët e Dritës dhe Prishtinës, Ardian Nuhiu e Armend Dallku, flasin për luftën e titullit me Ballkanin e Ismet Munishit dhe Gjilanin, e cila rifillon në këtë fundjavë

Sonte prej orës 20:10 minuta në televizionin T7 do të transmetohet emisioni sportiv, “Favorit”, ku do të diskutohet për rikthimin e IPKO Superligës së Kosovës në këtë fundjavë dhe garës së madhe që na pret për titullin e kampionit ndërmjet Ballkanit, Dritës, Prishtinës e Gjilanit.

Lexo Edhe:

Sonte para futbolldashësve të futbollit pas një kohe goxha të gjatë në një emision sportiv, si “Favoriti”, paraqiten dy trajnerë të dy kandidatëve të mëdhenj për titull, Ardian Nuhiu i Dritës dhe Armend Dallku i Prishtinës.

Nuhiu e Dallku do t’i kundërpërgjigjen trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, i cili në “Favoritin” e kaluar deklaroi: “Shyqyr që s’e dinë rivalët sa të mirë jemi, sepse s’do të mundë të flinin rehat”!

Po ashtu, kundërpërgjigja nuk do të mungojë as për trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili në “Favoritin” e kaluar e favorizoi Ballkanin në luftën për titull.

Dallku e Nuhiu do të flasin për gjendjen e skuadrave të tyre, Prishtinës e Dritës, dhe do t’i shprehin pritshmëritë e tyre në luftën për titull dhe kualifikimin në gara evropiane.

Ata do ta komentojnë edhe vendimin e rifillimit të futbollit në këtë kohë pandemie dhe ndalesën e shikuesve në stadiume.

Nuhiu i Dritës do të flas edhe për derbin e madh të Anamoravës kundër rivalit të përbetuar, Gjilanit, të cilat skuadra sivjet derbit po i zhvillojnë në luftë për titull të kampionit.

Emisioni “Favorit” përpos televizionit T7 do të transmetohet edhe në Gjirafa Video dhe në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.