LSDM-ja kundërshton huamarrjen e re të shtetit. Ata thonë se buxheti është në kolaps kurse qytetarët me xhepat dhe frigoriferët bosh. Sipas partisë opozitare, ky është kolaps ekonomik kurse në vend që të ndryshojë politikën, qeveria e Mickoskit po grumbullon vetëm borxhe të reja. LSDM-ja thotë se borxhi aktual i shtetit është 11 miliardë euro, prej të cilave 2.5 miliard janë bërë vetëm në dy vitet e fundit. Reagimi i tyre vjen pas bllokimit të procedurës në Kuvend për 260 milion euro të reja borxh.
Pyetje edhe më e rëndësishme është se për çfarë përdoren paratë nga huamarrjet? Nuk ka masa për t’u përballur me rritjen e çmimeve, nuk ka pagë minimale më të lartë, nuk ka pagesë të rregullt të pagave për institucionet publike, ka vonesa me pagesat sociale. Shporta e sindikatave ka arritur në pothuajse 69,000 denarë. Inflacioni po thyen rekorde deri në 5.7%, dhe për një pjesë të madhe të produkteve ushqimore, mbi 10%. Kthimi i TVSH-së për kompanitë vonohet, qeveria ka borxh gati 20 milionë euro në kthimin e TVSH-së. Kjo e mbyt drejtpërdrejt ekonominë dhe zvogëlon likuiditetin ekonomik. – Natasha Popoviq, LSDM. /Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina është partneri juaj i besueshëm për udhëtime të sigurta, të shpejta dhe pa stres. Me përvojë shumëvjeçare...