Los Angeles Rams fiton finalen e Super Bowl, pas përmbysjes në minutën e fundit - Gazeta Express
string(78) "los-angeles-rams-fiton-finalen-e-super-bowl-pas-permbysjes-ne-minuten-e-fundit"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/02/2022 10:30

Los Angeles Rams fiton finalen e Super Bowl, pas përmbysjes në minutën e fundit

Sporte tjera

Gazeta Express

14/02/2022 10:30

Skuadra e Los Angeles Rams fitoi sot finalen e madhe të Super Bowl, pas triumfit 23-20 në finale ndaj Cincinnati Bengals, ndeshje e luajtur në “SoFi Stadium”, shtëpia e Rams.

Ky është suksesi i dytë në histori për ekipin kalifornian, që triumfon sërish në Super Bowl pas 22 vitesh.

Një ndeshje e hapur deri në sekondën e fundit, ku rezultati u përmbys dy herë dhe fitorja e skuadrës së Rams u vendos 1’25” nga fundi, falë një “touchdoën”.

Finalja nr.56 e Super Bowl ishte një spektakël i vërtetë për 70 mijë shikuesit, që ndoqën një ndeshje të rivalizuar deri në fund.

Skuadra e Rams e nis më mirë ndeshjen, ku falë Beckham e Kupp arrijnë të shkëputen 13-3. Nga ky moment në fushë dominojnë Bengals, që arrijnë të rikuperojnë, fillimisht 13-10 e më pas përmbysin 17-13 falë Higgins e McPhearson.

Për Rams dëmtohet Beckham, por ai që udhëheq skuadrën drejt një përmbysje të paimagjinueshme është Kupp, që realizon pikët e fitores për ekipin nga Los Angeles. Skuadra e Bengals tenton të rikuperojë, por pa sukses, duke nisur kështu festa e Rams./Telesport/

Advertisement
Advertisement
Advertisement