Loriana Kuka ka mbetur pa medalje olimpike, pasi në “Paris 2024” u mposht në rrethin e dytë nga xhudistja ukrainase, Ylyzaveta me anë të Wazarit.
E në mbështetje të saj ka dal trajneri Driton Kuka, i cili njëkohësisht e ka edhe pjesë të familjes.
Këtë mbështetje të tij, Dritoni e ka bërë përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
“La Zvicrën tash e 8 vjet, për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare. Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëjë krenar familjen, ekipin dhe kombin shqiptar”, ka shkruar ndër të tjerash Driton Kuka.
Vlen të ceket se ekipi i Kosovës përmes xhudos ka arritur t’i sigurojë dy medalje.
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë, kurse Distria Krasniqi të bronztën.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...