Loriana Kuka e ka nisur me mjaft sukses garën në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare e mposhti në raundin e parë britaniken, Emma Reid me IPPON, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e dytë, Kuka do të ndeshet me xhudisten nga Italia, Alice Bellandi, e cila raundin e parë e kaloi pa luftë.