Lopez i reagon ashpër Wandas: Si guxon t’i nxjerrësh fëmijët jashtë karantinës në kohë virusi - Gazeta Express
string(91) "lopez-i-reagon-ashper-wandas-si-guxon-ti-nxjerresh-femijet-jashte-karantines-ne-kohe-virusi"

Gazeta Express

30/03/2020 12:36

Lopez i reagon ashpër Wandas: Si guxon t’i nxjerrësh fëmijët jashtë karantinës në kohë virusi

Gazeta Express

30/03/2020 12:36

Saga Maxi Lopez-Wanda Nara vijon dhe së fundmi është futbollisti argjentinas që reagon ashpër ndaj gruas së tij.

Wanda, e cila është bashkëshortja aktuale e Icardit, ka marrë fëmijët dhe ka udhëtuar nga Parisi drejt Comos (një ndër zonat më të prekura nga Coronavirus).

Lexo Edhe:

Kjo gjë është e patolerueshme nga Maxi Lopez, i cili ka 3 fëmijë me Wandan. Futbollisti ka reaguar në Instagram, ku ka shkruar se me çfarë të drejte e bën diçka të tillë ish-gruaja e tij.

“Doja të dija se me çfarë të drejte ti thyen karantinën e një pandemia globale, ku askush nuk lejohet të dalë jashtë? Ti ekspozon fëmijët në një udhëtim nga njëri shtet në tjetrin. Përveç kësaj, i dërgon në epiqendrën e infektimit në Lombardi, zona më e prekur në Itali, pa u shqetësuar aspak për pasojat”, përfundoi Maxi Lopez.