Reprezentuesi i Nigerisë, Ademola Lookman, i është bashkuar zyrtarisht Atletico Madridit nga Atalanta.
Lookman ka kaluar tek Atletico Madrid nga Atalanta, me të dy klubet që e konfirmuan marrëveshjen përmes njoftimeve zyrtare të hënën.
Sulmuesi kishte udhëtuar në kryeqytetin spanjoll të dielën për të kryer vizitat mjekësore dhe tashmë ka finalizuar një transferim të përhershëm drejt “Metropolitano”.
Atletico Madrid bëri të ditur se Lookman ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2030.
Gjatë periudhës së tij tek Atalanta, Lookman shënoi 55 gola në 137 ndeshje, përfshirë një “hattrick” historik në finalen e Ligës së Evropës më 2024, e cila i dha mundësi “La Deas” të mposhtte Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos me rezultat 3-0 dhe të fitonte trofeun e parë në historinë e tyre në kompeticionet e UEFA-s.
Lookman kaloi tre vjet e gjysmë tek Atalanta.
“Familja Percassi, familja Pagliuca dhe i gjithë klubi i thonë lamtumirë Ademolës, duke e falënderuar dhe duke i uruar çdo sukses në të ardhmen,” thuhet në deklaratën e klubit të Serie A.
Lookman ishte rikthyer së fundmi te Atalanta pas angazhimeve me përfaqësuesen e Nigerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).
Këtë sezon, ai shënoi tre gola dhe dha dy asistime në 19 paraqitje me fanellën e “La Deas”.
Sipas disa raportimeve, Atalanta ka përfituar 35 milionë euro plus deri në 5 milionë euro bonuse nga ky transferim, ndërsa sulmuesi do të përfitojë 7 milionë euro në sezon te klubi i ri.
Atalanta dhe Atletico Madrid praktikisht shkëmbyen sulmues në afatin e janarit, pasi më herët “La Dea” kishte transferuar Giacomo Raspadorin nga “Colchoneros”./GazetaExpress/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...