Përveç që Roma po përballet me probleme lidhur me mënyrën se si do të udhëtojë deri në Spanjë, tani raportohet se ndeshja kundër Sevillas në 1/8 të finales së Ligës së Evropës mund të mos zhvillohet pasi që lojtarët e klubit spanjoll s’duan të luajnë.
Dy skuadrat, që ishte planifikuar të përballen në stadiumin Ramon-Sanchez Pizjuan për ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Evropës, tani duket se do ta kenë të pamundur ta zhvillojnë këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.
Romës nuk iu lejua udhëtimi në Spanjë me aeroplan, pasi që qeveria spanjolle i ka anuluar të gjitha udhëtimet nga dhe drejt Italisë në tentim për të mos u rritur numri i rasteve të identifikuara me koronavirus.
Sipas gazetës italiane, El Messagero, plani i Romës është të shkojë në Spanjë duke udhëtuar me aeroplan fillimisht drejt Portugalisë e pastaj prej Portugalisë në Spanjë me autobus.
Megjithatë, tani është shfaqur një tjetër problem që e rrezikon zhvillimin e kësaj ndeshjeje.
Gazeta italiane Calcio Mercato raporton se disa lojtarë të Sevillas nuk duan të luajnë kundër verdhekuqve dhe ia kanë bërë këtë gjë të qartë edhe drejtuesve të klubit spanjoll.
Për më tepër, lojtarë të shumtë të La Ligës nuk dëshirojnë t’i vazhdojnë as ndeshjet e kampionatit, pasi që La Liga vendosi që dy xhirot e ardhshme të zhvillohen pa praninë e tifozëve. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...