Llapi e shet Gnapin në Rusi - Gazeta Express
string(27) "llapi-e-shet-gnapin-ne-rusi"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2026 14:24

Llapi e shet Gnapin në Rusi

Futboll

Gazeta Express

16/01/2026 14:24

KF Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin rus, FC Fakel Voronezh për transferimin e sulmuesit Axel Gnapi.

Pas interesimit të vazhdueshëm të klubit rus, KF Llapi ka rënë dakord për kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojë futbollistin.

Axel Gnapi iu bashkua KF Llapit në korrik të vitit të kaluar nga FC Prishtina, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi ynë u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.

Nuk dihet shuma për të cilën Llapi e ka shitur Gnapin në Rusi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement