Lladrovci i PDK’së dhe Bekim Jashari bëjnë homazhe me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin - Gazeta Express
string(81) "lladrovci-i-pdkse-dhe-bekim-jashari-bejne-homazhe-me-vjosa-osmanin-e-albin-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 13:04

Lladrovci i PDK’së dhe Bekim Jashari bëjnë homazhe me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 13:04

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari kanë bërë sot homazhe pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit, bashkë me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Përkundër bindjeve të ndryshme politike, Lladrovci ka bërë homazhet bashkë me Kurtin e Osmanin.

Lexo Edhe:

“Sot, me nderim e përkulje të thellë, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin, vendosëm lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit”, ka thënë ai.

Lladrovci ka cekur se “humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur.

”Postimi i plotë i tij:

Sot, me nderim e përkulje të thellë, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin, vendosëm lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit.

Humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur.

Rezistenca e popullit tonë, gjatë decenieve me demonstrata masive dhe grupet e organizuara, në fund të shekullit të shkuar ngritën nivelin e gatishmërisë së ballafaqimit me luftë të armatosur duke themeluar dhe organizuar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qirezi e Likoshani bëhen vatrat e para ku fytyra e vërtetë e okupatorit do të shfaqej me tërë barbarinë e vet. Këto masakra, bashkuan dhe ngritën bijtë e bijat më të mira të kombit, të përgatiteshin për luftën përfundimtare, deri në çlirimin e Kosovës.

Rruga e lirisë, ishte rrugë e gjatë. Qirezi e Likoshani, me martirët e saj u bënë sinonim për fillimin e lirisë së pandalshme për Kosovën.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Qirezit dhe Likoshanit!