Pas sigurimit të Florian Wirtz si përforcimi i madh i verës, Liverpool ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në planin e tij ambicioz të rindërtimit: klubi po përgatit një ofertë afër 120 milionë euro për Alexander Isak. Sulmuesi i Neëcastle është bërë objektivi kryesor i radhës për Arne Slot, për të forcuar repartin ofensiv që do të ndryshojë pas largimit të Cody Gakpo.
Zgjedhja e Isak nuk është rastësore. Suedezi, që vjen nga një sezon i shkëlqyer me 23 gola dhe 6 asistime, përputhet në mënyrë perfekte me profilin që kërkon stafi i ri teknik: një sulmues me lëvizshmëri, që di të lidhet me lojën dhe ka instinkt për gol. Në sistemin e Slot-it, prania e tij duket ideale për të marrë përgjegjësinë në sulm dhe për t’u kthyer në qendrën e re të ofensivës së Liverpool-it.
Isak ishte një nga lojtarët më të mirë të Neëcastle sezonin e kaluar, duke u konfirmuar si një sulmues i plotë në një kampionat të vështirë si Premier League. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, por Liverpool dëshiron të veprojë i pari me një ofertë që mund të jetë nga më të mëdhatë e këtij merkatoje.
Investimi në Ëirtz tregon se Anfield nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq. Në moshën 22-vjeçare, gjermani ishte vendimtar për dy trofetë e Bayer Leverkusen dhe do të jetë “truri” i sulmit të Reds. Ndërsa ardhja e Isak do të plotësonte një ofensivë të frikshme, të mbushur me talente të rinj dhe potencial të madh.
Liverpool ka kthyer faqen. Me Slot në drejtim, klubi nga Merseyside po përgatitet për një epokë të re, ku thyerja e rekordeve në merkato është vetëm një hap drejt lavdisë./GazetaExpress/