Liverpooli mund ta luajë ndeshjen e 39-të të sezonit - Gazeta Express
string(53) "liverpooli-mund-ta-5luaje-ndeshjen-e-39-te-te-sezonit"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 17:01

Liverpooli mund ta luajë ndeshjen e 39-të të sezonit

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 17:01

Sezoni i Liverpoolit mund të mos përfundojë të dielën – nëse ndodh një skenar i paprecedentë në Premierligë.

“The Reds”, që aktualisht ndodhen në vendin e pestë, përballen me Brentfordin në “Anfield” në ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26.

Një pikë do të mjaftonte për skuadrën e Arne Slotit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke qenë se vendi i gjashtë, Bournemouthi, hyn në javën e fundit me tre pikë më pak.

“The Cherries” udhëtojnë drejt “City Ground” për t’u përballur me Nottingham Forestin, që nuk luan për asgjë në javën e fundit pasi siguroi mbijetesën nën drejtimin e Vítor Pereiras.

Edhe nëse Liverpooli humbet dhe Bournemouthi fiton, teorikisht “The Reds” duhet ta ruajnë vendin e pestë falë golavarazhit më të mirë.

Liverpooli hyn në javën e fundit me golavarazh +10, ndërsa Bournemouthi është gjashtë gola prapa me +4.

Por ekziston një skenar shumë i pazakontë që mund të detyrojë zhvillimin e një ndeshjeje historike të 39-të në Premierligë.

Bournemouthi duhet të fitojë ndaj Nottinghamit me pesë gola diferencë, ndërsa Liverpooli duhet të humbasë me vetëm një gol ndaj Brentfordit, në mënyrë që të dy skuadrat të barazohen si në golavarazh ashtu edhe në numrin e golave të shënuar.

Sipas rregullave të Premierligës për ndarjen e skuadrave, kriteri tjetër është rekordi në përballjet direkte – por të dyja skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës këtë sezon.

Kriteri i katërt dhe i fundit janë golat si mysafir – por edhe aty të dyja skuadrat janë të barabarta, pasi secila ka shënuar nga dy gola në transfertë në përballjet mes tyre këtë sezon.

Liverpooli fitoi 4-2 ndaj Bournemouth në “Anfield” në javën hapëse të sezonit, ndërsa Bournemouthi triumfoi 3-2 në “Dean Court” në janar.

Kjo do të krijonte skenarin ku një “play-off” në stadium neutral do të ishte i nevojshëm për të vendosur se kush merr vendin e fundit për Champions – diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Premierligë.

Bournemouthi ende mund të kualifikohet për Champions edhe duke përfunduar në vendin e gjashtë, por për këtë do t’i duhet që Liverpooli të kalojë Aston Villan në renditje në ditën e fundit të sezonit.

Villa ka siguruar automatikisht një vend në Champions duke fituar Ligën e Evropës, kështu që vendi i kualifikimit përmes kampionatit kalon te skuadra e vendit të gjashtë – por vetëm nëse Villa e mbyll sezonin në vendin e pestë.

Me shumë llogaritje që padyshim do të bëhen deri atëherë, java e fundit e sezonit të Premierligës nis të dielën në ora 16:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement