Liverpooli kërkon mrekullinë ndaj Atalantas, Milani përmbysjen kundër Romës - Gazeta Express
string(74) "liverpooli-kerkon-mrekulline-ndaj-atalantas-milani-permbysjen-kunder-romes"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 18:06

Liverpooli kërkon mrekullinë ndaj Atalantas, Milani përmbysjen kundër Romës

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 18:06

Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Ndeshja më e fortë e natës do të jetë ajo mes dy ekipeve italiane, Romës e Milanit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Romakët i presin kuq e zinjtë me epërsinë e një goli, të cilin e kishte realizuar mbrojtësi Mancini.

Liverpooli ka punë të madhe për të bërë në ndeshjen e sotme në udhëtim te Atalanta, pasi duket ta kthej disvantazhin prej 0:3.

Ekipi anglez u turpërua në shtëpi nga ai italian dhe tash ka shumë punë në ndeshjen kthyese.

Golat për Atalantën i realizuan Scamacca dy herë dhe një Pasalic.

Kampioni më i ri i Bundesligaës, Bayer Leverkusen shkon në Londër me epërsi komode për tu takuar me West Ham United.

Gjermanët në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi shënuan fitore prej 2:0.

Golat u realizuan nga Hofmann e Boniface në shtatë minutat e fundit të sfidës.

Takimi i fundit i natës është mes Benficas e Marseille. Portugezët shkojnë në francë me avantazhin prej 2:1.

Silva e Di Maria realizua për fitoren e Benficas, derisa për Marseille, golin e vetëm e shënoi Aubameyang.

Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i sfidës mes Milanit e Romës me atë Bayer Leverkusenit e West Hamit.

Kurse, fituesi i ndeshjes Benfica – Marseille e pret fituesin mes Liverpoolit e Atalantas.

Të katër duelet e natës së sotme nisin nga ora 21:00./Gazeta Express