Liverpooli gabon rëndë, mposhtet nga Evertoni - Gazeta Express
string(44) "liverpooli-gabon-rende-mposhtet-nga-evertoni"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 23:04

Liverpooli gabon rëndë, mposhtet nga Evertoni

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 23:04

Liverpooli ka bërë një hap të madh prapa në luftën për titull kampioni.

“Reds” u mposhtën në udhëtim 2:0 nga Everton në kuadër të Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Branthëaite kaloi vendasit në epërsi në minutën e 27-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

E Calvert-Leëin dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të.

Kjo humbje e lë Liverpoolin me 74 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Arsenali dhe një më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Në anën tjetër, kjo është një fitore shumë e madhe për Evertonin që po lufton për mbijetesë.

Me këtë fitore, Evertoni shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e 16-të.