Lista Srpska thotë se Qeveria Hoti do të heqë reciprocitetin - Gazeta Express
string(60) "lista-srpska-thote-se-qeveria-hoti-do-te-heqe-reciprocitetin"

Gazeta Express

04/06/2020 17:13

Lista Srpska thotë se Qeveria Hoti do të heqë reciprocitetin

Gazeta Express

04/06/2020 17:13

Lista Srpska është zotuar se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, do t’ia heqë masat e reciprocitetit Serbisë.

Qeveria Hoti do të eliminojë “masat e reciprocitetit” me Serbinë, të vendosura nga kryeministri në largim Albin Kurti. Kjo është thënë nga Lista Serbe, në një njoftim për shtyp, shkruan Al Jazeera në gjuhen serbe.

Lexo Edhe:

Lista Serbe përsëriti mbështetjen e saj për ekzekutivin e ri me qëllim “mbrojtjen e interesave të popullit serb”.

Lista Srpska u zotua se do të punojë për të hequr të gjitha pengesat sa më shpejt të jetë e mundur, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe për avancimin e të drejtave serbe.