Rakiq tha se të gjithë punonjësit serbë e pezullojnë punën, Nënkryetarja Hoxhiq e demanton - Gazeta Express
string(85) "lista-serbe-tha-se-serbet-pezullojne-punen-por-komuna-e-mitrovices-veriore-e-demanton"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2022 15:09

Rakiq tha se të gjithë punonjësit serbë e pezullojnë punën, Nënkryetarja Hoxhiq e demanton

Lajme

Gazeta Express

25/03/2022 15:09

Komuna e Mitrovicës Veriore e ka demantuar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili tha se të gjithë të punësuarit në instucionet e Kosovës në Veri do të pezullojnë punën, derisa sa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Ajo u suspendua pasi mori pjesë në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, raporton Express.

Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se komuna është e hapur dhe se nuk është ndalur puna.

Lexo Edhe:

Në një prononcim për Express, ajo ka thënë se secili qytetar mund të shkojë dhe të marrë shërbimin që i nevojitet.

“Po, jemi duke punuar. Vendimet politike janë një, kurse në në nivelin teknik jemi të gjithë duke punu. Komuna është e hapur për çdo qytetar, për çfarëdo shërbimi që ata e kërkojnë”, ka thënë Hoxhiq.

Ndryshe, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës që u mbajt sot në veri të Mitrovicës, ka thënë se asnjëri prej tyre që është i punësuar në institucionet e Kosovës në Veri s’do të shkojë në punë, derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

“Sipas informacioneve që morëm sot në mëngjes, unë dhe kryetarët e komunave, gjyqtarët e nacionalitetit serb dhe punëtorët e gjykatës, organeve të gjyqësisë sot nuk kanë shkuar në punë. Nga sot në mbështetje të Kryetares së shkarkuar të Gjykatës edhe ata janë suspenduar dhe kështu do të jetë derisa Ljiljana Stevanoviç nuk kthehet në punë”, tha Rakiq nga protesta.

“Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesit politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e policisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” ka thënë Rakiq.

“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon” ka shtuar ai.

Rakiq ka lartësuar Vuçiqin duke e paraqitur si konstruktiv para botës duke thënë se ai i ka ndalur që të mos largohen nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, “për herë të parë s’kemi mundur të arrijmë marrëveshje edhe pse vetëm atij i besojmë”./Express