Lista Serbe: Kurti ka qëllim rritjen e tensioneve - Gazeta Express
string(48) "lista-serbe-kurti-ka-qellim-rritjen-e-tensioneve"

Lista Serbe: Kurti ka qëllim rritjen e tensioneve

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 14:24

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar pas adresimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, duke thënë se Kurti po mban qëndrim anti-serb e po vepron kundër popullit serb në Kosovë.

Në deklaratën e lëshuar në rrjete sociale nga kjo parti, thuhet se vendimi i kësaj partie dhe i të gjithë qytetarëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës në veri të vendit është marrë në mënyrë të pavarur.

Lexo Edhe:

Lista Serbe ka thënë se Kurti nuk dëshiron që ta shtensionojë situatën, por t’i rrisë tensionet dhe ta kërcënojë paqen e brishtë.

“Një mori të pavërteta të thëna në Prishtinë nga Albin Kurti nuk mund ta fshehin karakterin anti-serb të regjimit të tij. Të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit nuk mund ta errësojnë të vërtetën për të cilën janë të vetëdijshëm të gjithë qytetarët tanë që vuajnë çdo ditë shtypjen e tij, dhe për atë që janë gjithnjë e më të vetëdijshëm nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, anëtarët e të cilit në terren vërejnë çdo ditë se Kurti po e flet një gjë dhe po e bën një tjetër. Ai flet për demokraci dhe shtet ligjor dhe zbaton autokracinë dhe nëpërkëmbjen e të gjitha akteve ligjore”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.