Lille – Reims: Zeneli titullar, Berisha mungon - Gazeta Express
string(42) "lille-reims-zeneli-titullar-berisha-mungon"

Lille – Reims: Zeneli titullar, Berisha mungon

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 16:25

Arbër Zeneli do të luajë titullar për Stade de Reims kundër Lille në Ligue 1, ndërkohë që Valon Berisha mungon shkaku i lëndimit.

Skuadra e dy yjeve të Kombëtares së Kosovës ka udhëtuar drejt Lille, e vetëdijshme se cfarëdo rezultati negativ e dërgon edhe më pranë zonës së rënies nga liga elitare franceze, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Takimi nis në orën 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin Stade Pierre-Mauroy.

Reims zë vendin e 15-të në Ligue 1, me vetëm 21 pikë pas 19 ndeshjeve, gjashtë pikë larg zonës që dërgon një kategori më poshtë në futbollin francez.

Lille, në anën tjetër, synon ta vazhdojë luftën për titull me PSG-në dhe Lyonin, pas ngel vetëm tri pikë larg liderit dhe kampionit në fuqi.

Kjo do të jetë ndeshja e 10-të si titullar për Zenelin këtë sezon, i cili e ka lënë prapa dëmtimin e rëndë dhe po e rigjen formën e tij më të mirë dalëngadalë.

Berisha, ndërkohë, mungon për shkak të lëndimit në kofshe. /Gazeta Express/