Ligji për Prokurorinë, amnisti për Zaevin, Ahmetin, Mijallkovin dhe deputetët e pavarur të VMRO-së - Gazeta Express
string(95) "ligji-per-prokurorine-amnisti-per-zaevin-ahmetin-mijallkovin-dhe-deputetet-e-pavarur-te-vmro-se"

Ligji për Prokurorinë, amnisti për Zaevin, Ahmetin, Mijallkovin dhe deputetët e pavarur të VMRO-së

Gazeta Express

16/02/2020 15:41

Ligji për Prokurorinë Publike u miratua me shumicë votash në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga partitë opozitare dhe individë të caktuar, të cilët vlerësonin se me këtë ligj, partitë në pushtet po e amnistojnë veten.

Partitë shqiptare i ndajnë bindjet dhe interesat por i bashkoi Ligji për Prokurorinë Publike. Të gjitha partitë shqiptare, pa dallim, votuan pro miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, pavarësisht se BESA dhe Aleanca për Shqiptarët ditë më parë u deklaruan se nuk do të votojnë për miratimin e këtij ligji, por, çuditërisht sot votuan “Për” duke siguruar 2/3 e nevojshme nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve të Gazetës Express në Maqedoni, neni 110 i këtij ligji parasheh që materialet e përgjuara nuk mund të përdoren më si dëshmi në gjykatë, e më këtë gjë, bien poshtë edhe dëshmitë për funksionarë të ndryshëm të qeverisë aktuale, por edhe të grupit të pavarur të tetë deputetëve të dale nga VMRO-DPMNE-ja.

Me miratimin e këtij ligji, do të bie poshtë edhe audio-inçizimet gjegjësisht dëshmitë kundër ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe shumë funksionarë tjerë nga partia e po të njëjtit si dhe shumë funksionarëve tjerë shtetërorë të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Nga VMRO-DPMNE-ja është thënë që Ligji për Prokurorinë Publike është amnisti e drejpërdrejtë për kreun e LSDM-së Zoran Zaev, për të cili hedhin dyshime se është i përzier në rastin “Reket”.

Ligji për Prokurorinë Publike nga propozuesit është arsyetuar se do e bëj rregullimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion e cila procedon edhe lëndët e ish-prokurorisë speciale, që është shuar për shkak të skadimit të mandatit ,por edhe shkak të përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva në aferën e njohur si “Reketi”./GazetaExpress/