28.7 km autostradë të ndërtuara nga Bechtel&Enka, Ambasada e SHBA në Beograd: Epokë e re e raporteve me Serbinë - Gazeta Express
string(108) "28-7-km-autostrade-te-ndertuara-nga-bechtelenka-ambasada-e-shba-ne-beograd-epoke-e-re-e-raporteve-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 22:59

28.7 km autostradë të ndërtuara nga Bechtel&Enka, Ambasada e SHBA në Beograd: Epokë e re e raporteve me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

29/06/2026 22:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka përshëndetur hapjen e një segmenti të ri prej 28.7 kilometrash të Korridorit Morava, duke e cilësuar projektin si dëshmi të bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, projekti u krye nga kompania amerikan Bechtel&Enka.

Përmes një postimi bashkangjitur me video, ambasada njoftoi se segmenti i ri lidh qytetet e Krushevcit, Kraljevës dhe Çaçakut, duke theksuar se ai njëkohësisht simbolizon një epokë të re partneriteti mes dy vendeve.

“Kjo autostradë, e ndërtuar nga kompania amerikane Bechtel dhe partneri i saj ENKA, është dëshmi se kur Shtetet e Bashkuara dhe Serbia punojnë së bashku, krijojnë diçka të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

“Po i afrohemi 250. Përvjetori i Amerikës, jemi krenarë që këtë jubile e shënojmë me miqtë tanë në Serbi dhe të vazhdojmë të ndërtojmë rrugën drejt së ardhmes”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement