Leverkuseni vazhdon pa humbje, merr një pikë në “frymën e fundit” ndaj Dortmundit - Gazeta Express
string(78) "leverkuseni-vazhdon-pa-humbje-merr-nje-pike-ne-frymen-e-fundit-ndaj-dortmundit"

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 19:47

Leverkuseni vazhdon pa humbje, merr një pikë në “frymën e fundit” ndaj Dortmundit

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 19:47

Bayer Leverkuseni ka ndarë pikët me Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë në Bundesligë pasi shpalljes kampion, për të vazhduar kështu të jetë ende pa humbje në këtë sezon.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 30-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Verdhezinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e Niclas Fullkrug (81’).

Por, Leverkuseni barazoi shifrat në fundin e ndeshjes përmes Josip Stanisic (90+7’).

Te skuadra kampione edhe sonte ishte i plotë mesfushori, Granit Xhaka.

Bayer Leverkuseni ka 80 pikë pas këtij barazimi.

Borussia Dortmundi ndodhet në pozitën e pestë me 57 pikë.

/Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore