Lëndohet Lewandowski, mungon të paktën katër javë - Gazeta Express
string(48) "lendohet-lewandowski-mungon-te-pakten-kater-jave"

Gazeta Express

26/02/2020 22:17

Lëndohet Lewandowski, mungon të paktën katër javë

Gazeta Express

26/02/2020 22:17

Bayern Munich ka marrë një goditje të rëndë në luftën e tij të vazhdueshme për titull në Bundesligë, pasi mësoi lajmin se Robert Lewandowski do të mungojë katër javë për shkak të lëndimit të gjurit.

Sulmuesi polak e ka thyer pjesërisht ashtin nën gjurin e majtë, gjatë triumfit të Bayernit 3:0 kundër Chelseat të martën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Si pasojë, Lewandowski do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Schalke dhe në disa ndeshje të tjera në Bundesligë.

Bayerni do të përballet me Hoffenheim, Augsburg, Union Berlin dhe Eintracht Frankfurt në katër javët e ardhshme.

Ai mund të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtares, kur Bayerni përballet me Borussia Dortmundin më 4 prill në një ndeshje mbase vendimtare për titull në Bundesligë. /Gazeta Express/