Lejson Zeqiri, MVP i javës 25 - Gazeta Express
string(28) "lejson-zeqiri-mvp-i-javes-25"

Lejson Zeqiri, MVP i javës 25

Basketboll

Gazeta Express

18/03/2024 21:18

Bashkimi fitoi derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, ku basketbollisti më i mirë te Portokallezinjtë ishte Lejson Zeqiri, i cili e mbylli ndeshjen me 26 pikë, tetë kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin 29. Ai shpallet edhe MVP i kësaj jave.

Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse dhe të pritur ndaj Istogut, derisa te bardhakaltrit u dalluan Donovan Smith dhe Visar Ejupi. Qendra Smith e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 17 kërcime e katër asistime, kurse Ejupi shënoi 40 pikë, e shtoi edhe katër kërcime e tri asistime. 40 pikët ishin rekord për Visarin në elitë.

Lexo Edhe:

Trepça po vazhdon me formë të mirë në elitë, duke shënuar fitoren e radhës ndaj Vëllaznimit, ku Darnell Edge e mbylli ndeshjen me 20 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi edhe Golden Eagle Ylli ndaj Pejës, ku te therandasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Po ashtu ëshë zgjedhur edhe TOP 5shja e javës.

Donovan Smith (Sigal Prishtina) 31 pikë, 17 kërcime, 4 asistime, 48 indeksi

Visar Ejupi (Sigal Prishtina) 40 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 41 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi

Darnell Edge (Trepça) 20 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 23 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 20 indeksi