Leicester City e përmbys Manchester Cityn, Vardy me het-trik - Gazeta Express
string(59) "leicester-city-e-permbys-manchester-cityn-vardy-me-het-trik"

Leicester City e përmbys Manchester Cityn, Vardy me het-trik

Gazeta Express

27/09/2020 18:47

Leicester City është duke e mposhtur 3-1 Manchester Cityn midis Etihad Stadium.

City e nisi më mirë ndeshjen, duke gjetur golin e epërsinë që në minutën e 4’ me an të Mahrez.

Lexo Edhe:

Por mysafirët reaguan dhe tashmë kanë përmbysur gjithçka dhe e kanë thelluar epërsinë.

Jamie Vardy fillimisht shënoi për 1-1 nga pika e bardhë në minutën e 37’, për rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 54’, Vardy e gjeti edhe njëherë rrjetën, duke shënuar për 2-1, raporton Gazeta Express.

Tre minuta më vonë, sërish nga pika e bardhë, Vardy kompletoi het-trikun për të shënuar për rezultatin aktual 3-1. /Gazeta Express/