Legjenda italiane: Disa klube do të zhduken shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(65) "legjenda-italiane-disa-klube-do-te-zhduken-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

30/03/2020 8:26

Legjenda italiane: Disa klube do të zhduken shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

30/03/2020 8:26

Ish-sulmuesi i Milanit dhe ekipit kombëtar azur, Filippo Inzaghi, beson se klubet italiane janë të gatshme të luajnë në muajin gusht vetëm e vetëm ta kompletojnë sezonin dhe ka paralajmëruar se disa klube mund të zhduken nëse sezoni nuk përmbyllet.

Italia ka pësuar rëndë gjatë pandemisë koronavirus që e ka goditur gjithë botën, pasi mbi 10.000 persona kanë vdekur pas infektimit me këtë virus në vend. Si pasojë, qeveria italiane i ka pezulluar të gjitha sportet të paktën deri më 3 prill, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Serie A është caktuar të rinisë më 3 maj.

Por futbolli nuk pritet të rikthehet as pas kësaj date dhe Inzaghi, tani trajner i liderit të Serie B Benevento, ka paralajmëruar për pasojat e dështimit të mundshëm të këtij sezoni.

“Të flasësh për futboll është e vështirë. Të gjithë ne e kemi bërë një hap prapa për shëndetin tonë, i cili është prioriteti më i madh”, tha Inzaghi.

“Kur gjithçka të përfundojë, ne duam të fillojmë të luajmë përsëri, do të ishte gjëja e duhur. Të gjithë ne duam të mbarojmë atë që e nisem tetë muaj më parë dhe kampionati duhet të përfundohet patjetër”, shtoi ai.

“Ne jemi të gatshëm të luajmë në gusht, sepse duam ta përfundojmë këtë kampionat, e çfarëdo vendimi tjetër do ta penalizojë dike. Disa klube mund të zhduken dhe futbolli rrezikon t’i humbasë dy vjet e jo dy muaj”, theksoi ai. /Gazeta Express/