LeBron James zbulon pesë futbollistët e tij të preferuar - Gazeta Express
string(56) "lebron-james-zbulon-pese-futbollistet-e-tij-te-preferuar"

LeBron James zbulon pesë futbollistët e tij të preferuar

Gazeta Express

24/04/2020 9:53

Ylli i basketbollit, LeBron James, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në mesin e pesë futbollistëve të tij të preferuar në botë për momentin.

Basketbollisti 35-vjeçar i Los Angeles Lakers e zhvilloi një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram. Një tifoz e pyeti se kë e shikon me më së shumti dëshirë në futboll, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

James, i cili është pronar me përqindje të vogël në Liverpool, tha se çdo lojtar në skuadrën e Liverpoolit është ndër të preferuarit e tij.

“Futbollistët e preferuar… I kam disa. Së pari, çdo lojtar i skuadrës së Liverpoolit. E kam me të vërtetë. Çdo lojtar i Liverpoolit”, tha James.

“Mbappe, Neymari, Cristiano Ronaldo, këta djem janë legjenda. I dua shumë ata. Këta janë vetëm disa prej tyre”.

Ish-ylli i Miami Heat dhe Cleveland Cavaliers më tutje e lavdëroi gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messin, para se të zbulonte se zgjedhja e tij e fundit është sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

“Zlatan? Ai është i çmendur, por është jashtëzakonisht i mirë”.

Ylli i Lakers i ka në pronësi 2 për qind të aksioneve të Liverpoolit dhe ka qenë aksionar në Anfield që nga viti 2011. /Gazeta Express/